Raul Albiol ka lavdëruar Cristiano Ronaldon
Ish reprezentuesi i Spanjës, Raul Albiol, ka vetëm fjalë të mira për ish bashkëlojtarin, Cristiano Ronaldon.
Portugezi shumë shpesh kritikohet për gjestet që bën në fushë, por Albiol thotë se Ronaldo është person krejtësisht i ndryshëm ngase mendojnë të tjerët.
“Është person i mrekullueshëm”, tha fillimisht Albiol.
“Jashtë futbollit, ai gjithmonë tenton t’iu ndihmojë të gjithëve, sidomos fëmijët. Një pjesë të personalitetit të tij shumë njerëz nuk e njohin”, shtoi ai.
“Ronaldo punon shumë çdo ditë pasi dëshiron gjithmonë të përmirësohet dhe të jetë më i miri”, tha mes tjerash Albiol, i cili ka luajtur për katër sezone me radhë me Ronaldon në “Santiago Bernabeu”.