Çaji përmirëson qartësinë mendore dhe na bën të jemi më kreativ, thuhet sipas një studimi të ri.

Sipas hulumtuesve, dobitë e pijes së nxehtë që përmban kafeinë dhe theratin është se ndihmojnë në rritjen e vigjilencës.

Ata thonë që efektet mund të ndjehen disa minuta pasi ta përfundoni pijen.

Në studimin e botuar në revistën “Quality and Preference Food”, një ekip psikologësh në Universitetin e Pekinit në Kinë zhvilluan dy teste për 50 studentë, të moshës 23 vjeçare.

Gjysmës së pjesëmarrësve iu dha një filxhan çaji të zi për të pirë, ndërsa gjysmsës tjetër iu dha një gotë uji për të parë nëse aftësitë e tyre njohëse dhe kreative ishin vënë në provë, raporton The Daily Telegraph.