Njëri nga sulmuesit e Ziadin Selës, i cili së bashku me disa persona tjerë tërhoqën zvarrë kryetarin e LR-PDSH-së në hapësirat e Kuvendit, është inçizuar nga kamera e CIVIL Media më 15 mars 2016, ku kishte deklaruar se po e mbron Maqedoninë nga tradhëtarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sulmuesi i Selës, figura e të cilit ishte filmuar nga mediat në Kuvend, vitin e kaluar ishte edhe një nga “mbrojtësit” e Gjykatës Kushtetuese, kur u soll ligji për falje, me të cilin presidenti Gjorge Ivanov fali personat të cilët ishin të lidhur me krim, por edhe kryerës të veprave të rënda penale: pedofili, dilerë të drogës dhe dhunues.

Para një viti, në pyetjen se çfarë do të bëjë nëse vjen deri tek konflikti, njëri nga sulmuesit e Selës deklaroi për CIVIL Media: “Edhe duhet të vijë deri tek konflikti, dhe një herë të vendosemi. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë duhet të dalim të gjithë”./Telegrafi/