Njëri nga themeluesit e VMRO-DPMNE-së, Gojko Jakovlevski theksoi se Nikolla Gruevski mendon se pa të nuk mund të ekzistojë partia dhe shteti. Jakovlevski tha se në realitet nuk është kështu.

“Mendoj se është mirë të bëhet një kongres, pasi Nikolla Gruevski do të tërhiqet nga udhëheqja e partisë, dhe e gjithë garnitura të tërhiqet dhe pastaj pas disa kohëve të organizohet një kongres dhe të bisedohet në lidhje me bashkimin e këtyre partive të cilat ranë nga VMRO-DPMNE, Lube Boshkoski, Lubço Georgievski dhe të zgjidhet një udhëheqje e re dhe kështu mund të shpëtohet partia”, tha për Faktor 24, Jakovlevski, përcjell TetovaSot.

Ai thotë se shumë nga ato që janë përmendur si pasues të mundshëm të Gruevskit janë të dëgjueshëm.

Jakovlevski shton se duhet të mbizotëroj ligji dhe rendi, dhe të pastrohet nga korrupsioni dhe kriminaliteti.