Shkruan Surhan Fazliu

Ftesës për takimin e sotëm që liderët e partive shqiptare të ulen në një tavolinë, si zakonisht nuk ju përgjigj vetëm ai që asnjëherë nuk pranoj asnjë ftesë si para zgjedhjeve si tash – Bilall Kasami.

Arsyetimi se ftesa vjen ne kohë të gabuar nga njeriu i gabuar nuk qëndron aspak, pasiqë edhe kur para zgjedhjeve i vinin ftesa në kohë të qëlluar nga njeriu i qëlluar prap nuk pranonte.
Aleanca për Shqiptarët ju përgjigj ftesës së partisë fituese në zgjedhje, sepse kjo iniciativë ka qenë ide e prezentuar nga Ziadin Sela qysh para një viti, pa marë parasysh kush i fiton zgjedhjet.
Ulja në një tavolinë të përbashkët nuk është me automatizëm as bashkepunim as tradhëti, por është ballafaqim dhe përgjegjësi që të formohet një strategji e përbashkët e shqiptarëve aq sa mundet. Dhe ajo më kryesorja e këtij takimi është mesazhi që dërgohet te populli se pa marë parasysh preferencat partiake prap duhet të ulemi të bisedojmë se kemi halle të përbashkëta.
Kjo ikje e lëvizjes Besa vetëm vazhdon ti përçan dhe të mbjell urrejtje ndërmjet shqiptarëve, gjë të cilën fatkeqësisht e bënte vazhdimisht prej formimit me gjithë ato propaganda mediatike milionëshe.
Ulu Bilall mos u frigo, se nëse je i drejtë dhe i pastër siq deklarohesh ska pse të frigohesh nga askush dhe nga asnjë takim. Takimi është publik në prezencë të mediumeve dhe jo në lokale të fshehta ku bëhen tradhëtitë. Mos e bën për vete, bëje per hir të popullit që të mos armiqsohet edhe me tej ndërmjet vete. Aleanca për Shqiptarët është aty në ate tavolinë pikërisht për shqiptarët.

©FOL

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.