14-vjeçari nga Gjakova, Enis Alija është kampioni i ri i Kosovës në versionin WAKO të kategorisë 65 kilogram.

Ai mori medaljen e parë pas një garë cilësore të zhvilluar në Vushtri.

Ai garon për klubin e kik boksit “Prishtina”, ndërsa trajnohet nga trajneri i mirënjohur i këtij sporti, Qëndrim Makolli.

Pas suksesit vendor, Alija synon majat më të larta në skenën ndërkombëtare, shkruan Shkupipress.

Ai tashmë po përgatitet për kampionatin evropian në kik boks, që do të mbahet në shtator.

Enisi 14 vjeçar synon të vazhdojë me sukseset dhe ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në garat ndërkombëtare.