Kerim quhet djali i cili është i detyruar të rrijë më një kaskë si të një astronautit kur del jashtë.

6 vjeçari vuan nga një sëmundje e rëndë që me emrin shkencor njihet si “xeroderma pigmentoso” ndërsa në zhargonin e përditshëm njihet si ‘Sindroma e Hënës’.

Kjo lloj sëmundje e ndalon 6 vjeçarin të dal jashtë kur koha është me diell dhe prandaj ai është i detyruar të përdor këtë lloj kaske.

Kaska përbëhet nga një jakë e madhe që mbulon dhe pjesën e shpatullave në të cilën është i futur dhe një autoporlant për të dëgjuar kur vogëlushi flet me të tjerët.

Prindërit Kerim me origjinë nga Maroku e kanë mbajtur gjithmonë të mbyllur vogëlushin pasi ishte e vetmja mënyrë parandaluese që lëkura e tij të mos binte në kontakt me dielllin.

Më pas ato u zhvendosën në një nga qytetet e Italisë Gambettola një qytet me pak më shumë se 10 mijë banorë midis Cesena dhe Rimini.

Ishin banorët e këtij qyteti që kontribuan për të blerë kaskën e vogëlushit dhe tani Kerim mund të shkojë në shkolllë rregullisht.

Tavolina e Kerim është e vendosur në mes të klasës një vend i zgjedhur larg dritës dhe klasa në të cilën bën pjesë ai ndriçohet nga një llambë LED që nuk përbën problem për lëkurën e tij.

Nëna e Karimit, Haiat Attias, shprehet se tani është e lehtësuar pasi fëmija e saj mund të ulet në banka të shkollës dhe falenderon të gjithë banorët e Gambettolës për gjestin bujar.

Por çfarë është sëmundja Xeroderma pigmentosus, ose Sindroma e Hënës?

Ajo është një sëmundje e rrallë trashëgimore gjenetike dhe ndodh një rast për 250,000 njerëz – e karakterizuar nga një mbindjeshmëri ekstreme ndaj rrezeve ultraviolet nga rrezet e diellit.

Shkaqet e kësaj patologjie janë për shkak të mutacionit të një gjeni që prodhon një proteinë të domosdoshme për riparimin e ADN-së.

Të sëmura nga kjo sëmundje në gjithë botën numërohen rreth 10.000 ku 300 prej tyre ndodhen në Europë.