Kriza në Maqedoni ka nxitur qytetarët që të nxjerrin në pah urrejtjet kundër popullit tjetër duke dhënë deklarata të ashpra për njëri tjetrin.

Nuk kanë munguar edhe gjuha e urrejtjes dhe sharjet për shqiptarët nga pjesmarrësit e protestave e organizuar nga lëvizja ”Për Maqedoni të përbashkët”.

Një grua, pjesmarrëse aktive në këto protesta ka thënë ”Nëse duhet, do të bëhem unë kurban që mos të kalojë deklarata e partive shqiptare që është shkruar në Tiranë, kundër shtetit tonë”

Protestat e njejta janë në ditën e 47 dhe vazhdojnë të jenë shqetësim edhe për partitë, por edhe për faktorin ndërkombëtar.