Këngëtarja e njohur Elvana Gjata,  ka postuar një foto përmes së cilës solidarizohet me të gjitha gratë në botë. Veshur me një bluzë me sloganin e feminizmit, Elvana shkon përtej një feste apo një urimi për të ëmën në këtë ditë të veçantë.

Ndërsa motra e saj, Migena, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani, nuk e harron simbolikën shqiptare të 8 Marsit. Në një foto me të ëmën në Instagramin e saj, Migëna uron të ëmën me një mesazh të ëmbël: “Gruaja…Nëna…Perëndesha. Duajini dhe nderojini përjetësisht. Gëzuar Ditën e Gruas” – shkruan motra e këngëtares së njohur në krah të fotos me të ëmën.