Pasqyra e re e mençur nga Apple është në fakt një iPhone gjigant, që mund të dërgojë mesazhe, të luajë video në Netflix dhe madje të bëjë porosi online.

Pasqyra u projektua nga Rafael Dymek, një shpikës nga Nju Jorku, edhe pse është e paqartë se kujt e ka në plan ai që t’ia shesë shpikjen e tij.

 
 

Ajo funksionon përmes një ekrani me prekje, është e bazuar në iOS 10 të Apple, me një pamje të ngjashme me iPhone.

Dizajni përfshin kohën dhe datën, së bashku me motin dhe disa aplikacione të tjera. Në një video të publikuar në YouTube, Dymek e përshkroi shpikjen e tij si produkt të Apple. /albeu.com/