E përditshmja britanike “The Sun” ka shkruar për kosovarin e Barcelonës, Labinot Kabashin. 16-vjeçari ishte i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen me Kroacinë, dhe tërhoqi dhe vëmendjen e mediave të mëdha.

“Disa lojtarë që kanë luajtur me shtete tjera kanë pasur mundësinë për të përfaqësuar Kosovën. Kabashi është në mesin e talenteve më të mirë në dispozicion. Ai madje krahasohet me Andres Iniesta.

Kabashi lindi në vitin 2000 në Kosovë, por iku nga vendi i shkatërruar nga lufta bashkë me familje në moshën dyvjeçare për t’i shpëtuar spastrimit etnik nga forcat serbe”, shkruhet në shkrimin e “The Sun”.

Labinot Kabashi ka pasur një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushës për disa muaj, por është duke u rikthyer në formën e tij më të mirë.