“Sё bashku tё zgjojmё shpresёn” ёshtё nisma qё ka bashkuar disa nga personazhet e njohur tё showbiz-it shqiptar.

Reperi Noizy, moderatorja Floriana Garo, Leonardo Kadrimi dhe Esi janё 4 anёtarёt e nismёs qё mundohet t’i dhurojё shpresё familjeve tё varfёra nё qytetin e Durrёsit. “Tё ndihmosh njerёzit nё nevojё s’tё varfёron. Ne kemi nisur 1 mision shumё tё vёshtirё, por dhe tё bukur pёr qytetin tonё tё dashur Durrёsin. Uroj qё tё bёhen tё tilla klane pёr cdo qytet nё Shqiptari pёr t’i ndihmuar njerёzit/familjet nё nevojё”, ka shkruar reperi nё Instagram, duke theksuar se ky ёshtё vetёm fillimi.

Pёr reperin nuk ёshtё hera e parё qё dёgjojmё pёr nismat humanitare qё ndёrmerr. Por ёshtё hera e parё qё e shohim nё krah tё personazheve tё tjerё duke iu bashkuar njё nisme tё pёrbashkёt. Gjithashtu edhe moderatorja Garo shpesh herё trajton nё emisionin e saj “Jo vetёm modё” tema me nё qendёr bamirёsinё.

8ad28cf78f2f6786ac6bf071619d8e80