Pak orë para mesnatës së një dite më parë policia e Durrësit, arrestoi në flagrancë Noizyn për shkak të një videoje të tij e cila qarkullonte prej disa ditësh në Internet.

Në këtë video, Noizy ishte filmuar duke goditur me armë zjarri në ajër.

Por teksa i rikthehesh mbrëmjes së djeshme dhe postimeve që ka bërë dje Noizy, kupton se koordinatat e sakta ia ka dhënë ai policisë.

Në foton që ai ka postuar para se të arrestohej tregonte se ndodhej në Durrës, dhe fill më pas ai është arrestuar nga Policia e Durrësit.