Modeli i parë i Nokia 3310 që është lansuar së pari në vitin 2000, njihet si telefoni më i qëndrueshëm por edhe më popullor i kohës.

Mirëpo, versioni i këtij telefoni i vitit 2018 mund të jetë një variant krejtësisht tjetër, tejet i avancuar. Në fakt, ky model mund të bëhet telefoni kryesor i kompanisë HMD Global e cila prodhon telefonat me emrin e Nokia-së.

Modeli i ri i Nokia 3310 thuhet se do të vijë me ekranin në diagonalen prej 6.2″ në Super AMOLED me Snapdragon 845 CPU, 8GB RAM, 256GB memorie, dy kamera të pasme në optikat e Zeiss dhe baterinë masive prej 4500 mAh. Trupi i këtij modeli thuhet se do të përbëhet nga alumini.

Për më shumë rreth këtij modeli që pritet të jetë konkurrenti kryesor i Samsung Galaxy S9, shihni videon e mëposhtme.

https://youtu.be/Z7d7qxzvryE