Nokia ka konfirmuar se telefoni inteligjent i tyre i ardhshëm do të debutojë vitin e ardhshëm, duke mbajtur premtimin e hyrjes në tregun e telefonave.

Kompania finlandeze, një herë e një kohë e fuqishme, shiti biznesin e tyre të pajisjeve tek Microsoft në 2014, ku telefonat u shitën nën markën Lumia. Por ndërkohë që Microsoft në mënyrë efektive po del nga biznesi i smartphone-ve, Nokia është vendosur që të kthehet.

Gjenerata e re e pajisjeve pritet që të debutojë në tre mujorshin e dytë të 2017, dhe me shumë gjasa do të jetë Kongresi Mobil Botëror në Shkurt që do ti mirëpresë.

Nokia po bashkëpunon me një kompani finlandeze të quajtur HMD, e cila do të marrë përgjegjësi për të prodhuar telefonat e ardhshëm. Dy kompanitë firmosën një marrëveshje në Maj që i dha HMD të drejta ekskluzive mbi markën Nokia.

Deri më tani nuk ka ndonjë detaj mbi vetë telefonin dhe funksionalitetet që do të ketë, por pajisjet e reja të Nokia-s pritet të kenë sistemin operativ të Google, Android. Uebsajti Nokia pohon se dy pajisje të cilësisë të lartë që kanë Android Nougat janë duke u punuar.