Qarkullimi në autostradën Shkup-Tetovë është normalizuar

Ky aks rrugor nga ora 10:00 ishte bllokuar në të dy drejtimet për shkak të grumbullimit të qytetarëve në Grupçin.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.