Prej sot vazhdojnë fluturimet e rregullta të “Turkish Airlines” në destinacionin Shkup – Stamboll dhe anasjelltas. Të njejtat fluturime dje u anuluan për shkak të gjendjes në Turqi.

Në ueb faqen a aeroportit “Aleksandri i Madh” sot në mëngjes u komunikua aterimi i aeroplanit TK1003 i cili kishte nisur nga aeropoerti Ataturk i Stambollit, ndërsa nga Shkupi në ora 08:48 drejt Stambollit është nisur aeroplani TK1004. 

Fluturimet çarter drejt Antalisë nuk janë ndërprerë në asnjë moment, dje ka pasur 2 aeroplanë me turistë nga Shkupi drejt këtij vendi turistik në Turqinë jugore./zhurnal