Nga ndërmarrja publike ‘Parkingjet e Komunës Qendër’njoftojnë se “këto ditë, tregtarët e tregut të gjelbër protestojnë për shkak se ju shkurtuan të gjitha keqpërdorimet që i kryenin në parkingun ‘Automakedonia’”.

“Tregtarët në fund të punës para daljes nga parking përdoren karroca prej metali për tregti, e që senzori i njeh si automjete dhe sistemi në mënyrë automatike nxjerr biletë. Në këtë mënyrë, ata në vend që të paguajnë për një ditë parkim, ata paguajnë vetëm për një orë”, shprehen nga kjo ndërmarrje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se ‘Parkinget e Komunës Qendër’ dhe Komuna Qendër do të vendosin rend në këtë parking ndërsa banorëve do t’u mundësohet jetesë më humane.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së sotme kishte protesta nga tregtarët e Shkupit për shkak të shtrenjtimi të parkingut. Ata disa ditë me radhë bllokojnë rrugën ‘Shën Kirili dhe Metodi’ për të shfaqur revoltën ndaj këtij shtrenjtimi.