NP “Rrugët e Maqedonisë”, në raportin e mëngjesit kumtoi se qarkullimi në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve. Mjegull me dukshmëri prej 100 deri 150 metra ka në Stracin.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

NP “Rrugët e Maqedonisë”, informon se ekipet e saj janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme dhe apelon që me kujdes të drejtohet automjetet dhe shpejtësia të përshtatet me kushtet e rrugës.