Ndërmarja Publike Komunale SHARRI që vepron në kuadër të komunës së Bogovinës, kohëve të fundit është kthyer në njërën prej faktorëve kryesor për ndotjen e ajrit në regjionin e fshatrave Bogovinë, Sëllarc, Zherovjan, Radiovcë , Çellopek, Miletinë dhe të gjithë vendbanimeve që gravitojnë në Komunën e Bogovinës dhe Bërvenicës. Sipas fakteve në teren, ajo shfrytëzon një parcelë prej 8 ari që është pronë publike ( vakëf ) e cila gjendet në sinorin e Bogovinës afër fshatit Radiovcë, si vend për të hudhur mbeturinat e grumbulluara të banorëve nga Komuna e Bogovinës.

Kjo ndërmarje duke keqpërdorur pronën publike nga e cila nxirret rrërrë dhe e njëjta distribuohet në mënyrë të paligjshme, gropat e hapura mbushen me mbeturina dhe të njëjtat digjen duke shkaktuar kështu ndotjen e ajrit nga e cila, si pasojë e erës së keqe dhe virozave të ndryshme që mbarten me të, rrezikohet shëndeti i këtyre banorëve.

Banorët e fshatit Radiovc dhe fshatrave përreth, bëjnë thirje instancave të pushtetit lokal, Bogovinë dhe Bërvenicë që të ndërmarin masat e duhura për mënjanimin e kësaj dukurie negative, në të kundërtën ata paralajmërojnë protesta dhe padëgjueshmëri qytetare.

Mëposhtë e keni videon e plotë nga deponia e egërr./fol.mk