Me ndryshimin e mënyrës së pagesës të udhëtimit me autobusët e Ndërmarrjes së transportit publik në Shkup është bërë më e lehtë edhe përllogaritjae fitimeve që nxjerr kjo kompani nga shërbimi për qytetarët.

Deri më tani janë shitur 153.500 e-kartela të personalizuara të cilat kushtojnë nga 200 denarë dhe 31.500 e-kartela jo- të personalizuara të cilat kushtojnë nga 150 denarë, ose gjithsejt janë arkëtuar 576 mijë euro në vetëm pak ditë nga funksionimi i metodës së re – informon Zhurnal. 

E-kartelat jan të detyrueshme edhe për autobusët privat e transportit publik, dhe nuk mundet të paguhet më vozitja me para kesh, ndërsa një vozitje tash e tutje do të kushtojë 35 denarë në të gjitha linjat brenda qytetit.