Studentët dhe grupmoshat e qytetarëve (persona mbi 62 vjet për gra dhe 64 vjet për burra) deri më 31 dhjetor duhet detyrimisht ta vazhdojnë afatin e biletave për vitin 2017.

Siç njoftoi Ndërmarrja Transportit Publik, në këtë mënyrë do ta shfrytëzojnë të drejtën e transportit publik falas në Qytetin e Shkupit për vitin 2017.

Nga 1 janari i vitit 2017 me sistemin e integruar tarifor, kartelat elektronike do të mund të shfrytëzohen edhe në automjetet e transportuesve privatë.