Për marrjen e shtetësisë në Maqedoni, shqiptarët gjithmonë është dashur të kalojnë në një procedurë tejet të komplikuar adminsitrative në MPB, e cila në fund jo rrallë herë ka rezultuar me përgjigje negative, pasi dikush në DSK ka vlerësuar se aplikuesi, e rrezikon sigurinë dhe mbrojtjen e Maqedonisë.

Madje, për vendimet e këtilla qytetarët nuk kanë të dejtë ankese, pasi organi në fjalë ka të drejtën e diskrecionit dhe si opcion mbetet vetëm ankesa në gjyq, mundësi që pak njerëz e shfrytëzojnë, pasi ajo kërkon edhe shpenzime. Një përgjigje e tillë u ishte dhënë edhe deri para pak muajsh, disa shqiptarëve që kishin aplikuar për shtetësi.

Por gjithçka ndryshoi me ardhjen e kuadrove të rinjë shqiptarë në poste udhëheqëse në MPB, përkatësisht kuadrove të BDI-së, në postin e zëvendësminsitrit të Punëve të Brendëshme dhe zëvendësdrjetorit të DSK-së Arif Asanit, me angazhimin e të cilëve së fundmi përgjigje pozitive për shtetësi kanë marrë rreth 400 persona. Në mesin e atyre që së fundmi u paisën me shtetësi është edhe bashkëshortja e gazetarit Naim Sinani, të cilës njëherë i ishte refuzuar kërkesa për shtetësi, por tanimë kjo ëndër është bërë realitet.

Ngjashëm shprehet edhe Besim Sejdiu: “Bashkëshortja ime pati aplikuar diku në gusht të këtij viti dhe në tetor e mori shtetësinë” thekson Sejdiu.