Nuhiu: Nuk ka asgjë konkrete rreth rastit të Sead Koçan, vazhdon ndjekja

Policia akoma nuk ka gjurmë nga afaristi Sead Koçan. Fletarresti ndërkombëtar është aktiv, ndërsa ndjekja e MPB-së vazhdon, deklaroi për televizionin 24, ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu.

Burime për TV24 thonë se urdhërin për arrestim dhe privim nga liria të Sead Koçan e kanë pranuar të gjitha vendet anëtare të Interpolit. Kjo do të thotë se nuk ekziston mundësi që një person i dyshuar të kalojë kufijtë ligjërisht, pa u kapur.

Ndërsa avokati i Sead Koçan, edhe sot ishte i pakapshëm për mediat dhe të përgjigjet se cilat do të jenë hapat e ardhshëm e mbrojtjes./Telegrafi/