Në pamje të reja të bëra publike nga shërbimi turk i Zërit të Amerikës, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, shfaqet duke dale nga makina dhe duke qëndruar për një kohë të shkurtër duke parë përplasjet mes protestuesve dhe personelit turk të sigurisë para ambasadës amerikane në Uashington.

Dhuna ndaj protestuesve që kundërshtojnë politikat e Erdoganit, shkaktoi reagime të indinjuara në Shtetet e Bashkura. Departamenti i Shtetit lëshoi një deklaratë ku thuhej se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtat e njerëzve për protestim paqësor dhe liri shprehjeje.

Ambasadori turk në Shtetet e Bashkuara, Serdar Kiliç u thirr në Departamentin e Shtetit lidhur me përplasjen e dhunshme të martën në Uashington, ku ishin të përfshirë përkrahës të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Të paktën dy persona u arrestuan dhe 11 vetë u plagosën në përplasjet mes protestuesve dhe personelit turk të sigurisë. Incidenti ditën kur presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan zhvillonte një takim me presidentin Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

S