Rita Ora ka treguar shpesh se transferimi me familjen e saj nga Kosova në Angli nuk ka qenë aspak i lehtë për të. Së fundmi këngëtarja me famë botërore ka hapur zemrën dhe ka sjellë në mendje disa nga kujtimet më speciale nga fëmijëria e saj.

Rita ka publikuar në “Instagram” foto dhe video të shkëputura nga viti 1994, kur ajo ka qenë vetëm 4 vjeçe. Artistja ka rrëfyer se për të nuk ka qenë aspak i lehtë rrugëtimi si një fëmijë emigrant. Rita është shprehur se ajo e ka pasur të vështirë të përshtatet dhe se është ndjerë e paragjykuar në mjedisin ku është rritur.

“Kur prindërit e mi vendosën të shpërnguleshin në Angli nga Kosova ishte e vështirë. Më kujtohet se më duhej të shihja dhe të dëshmoja disa gjëra vetëm për t’u përshtatur, në mënyrë që vajza refugjate të mund të bashkohej me vajzat e tjerë në lojën me litar (kështu e quaja unë), por kur unë isha në atë park isha e lirë”, ka shkruar Ora.

Në fund këngëtarja ju ka bërë thirrje të gjithëve që të krijojnë një ambient të sigurt për fëmijët, ku ata të mund të ndihen të lirë. Kohët e fundit Rita ka qenë një nga personazhet që ka reaguar më shumë në lidhje me racizimin, për shkak të ngjarjeve të shumta që kanë ndodhur në Amerikë e në botë.

Postimi i plotë i Rita Orës

Përshëndetje miq! Mendoj se arsyeja e këtij postimi është t’ju tregoj ju veten time kur isha e vogël në verën e vitit 1994. U ndjeva e lirë duke e parë këtë video dhe mendova ta ndaja me ju. E doja shumë kamerën, madje edhe kur isha fëmijë. Shpresoj që kjo t’ju bëj ju të qeshni, thjesht duke parë jetën e një fëmije të lirë. Kjo është ajo çfarë meritojnë të gjithë, një shans për të pasur një jetë të mirë dhe një mundësi për të qenë të lumtur. Gjërat e thjeshta e të ndjerit të sigurt, të shkosh në një park, të hash akullore dhe të jesh një fëmijë i lirë. Këto janë kujtimet që na mbajnë gjallë. Këto janë kujtimet që na ndërtojnë ne si njerëz kur rritemi. Le t’ju japim njerëzve një mjedis të sigurt për t’u rritur.

Kur prindërit e mi vendosën të shpërnguleshin nga Kosova në Angli ishte e vështirë. Më kujtohet se më duhej të shihja dhe të dëshmoja disa gjëra vetëm për t’u përshtatur, në mënyrë që vajza refugjate të mund të bashkohej me vajzat e tjerë në lojën me litar në shesh (kështu e quaja unë), por kur unë isha në atë park isha e lirë. Racizmi, mënyra se si emigrantët dhe refugjatët trajtohen. Ne nuk mund të gjykohemi nga ngjyra e lëkurës sonë apo nga vijmë, ne jemi një racë. Raca njerëzore. Gjithsesi unë ju dua! Shpresoj të qeshni sot! Mundësojuni fëmijëve një ambient ku mund të ndihen të lirë. Faleminderit! E juaja përgjithmonë, Rita!