Shkruan Qenan Aliu

Post festum -19 : oo

Të dashur miq, …

Tani për tani nuk mund të flitet se cili koalicion sa ulëse ka fituar. Sepse ne që e dimë se si operacionalizohet formula e D^HONTIT në sitemin proporcional , është akoma herët. Kjo formulë në modelin me gjashtë njësi zgjedhore në një nians favorizon të parin në njësinë konkrete në aspektin e kalkulimit të fitimit të mandateve-ulësve !

Madje Lsdm-ja është një fenomen për elektoratin shqiptarë që do ta analizojmë pas disa ditësh në shumë dimensione. Por ajo që shihet ashiqare është fakti se OPOZITA SHQIPTARE DELEGJITIMOI Bashkimin Demokratik për Integrim, pavarësishtë se sa ulëse do të fitojë partia në pushtet një dekadësh. Dhe për sonte dua ta vë në spikamë faktin se nuk është fjala për ndonjë fuqi MAGJIKE të Rilindjes me Besë,të Pdsh-së dhe Aleancës për Shqiptarët por thjeshtë është krimi i organizuar dhe MASHTRIMI ordinerë i karakterit politik të Bdi-së në qeverisje ajo që e bëri të mposhtet.

Prejudikojmë ( tani për tani )se partia që ka pushtetin lokal në 9 komuna në zonën numër 6 ,pësoi DEBAKLIN historik . Dekonspirimi politik i këtij subjekti padyshim se do të ndodhë edhe me politikat lokale kriminale, në zgjedhjet që pasojnë.

Miq të dashur, shqiptarët nuk do të mund ti trajtojë si tartuf të mjerë tani e tutje asnjë subjekt politik. Hajdutët nuk do të mund tu shiten qytetarëve si esnaf dhe të aftë , por kur do të hypin në kantarin e verdiktit të qytetarëve do të maten si hajdutë. Megjithate, bashkëpunimi edhe tani pas zgjedhjeve do të duhet të egzistojë për gjithçka çka është interes i qytetarëve në veçanti i shqiptarëve.

Pra ngjyra e Bardhë , e Kuqja dhe ajo Vjollcë, simbolizuan shpresën, guximin dhe vendosmërinë tek votuesit shqiptarë. Por, të gjithë deputetët shqiptarë që do të marin ulëset në parlament i pret një rrugë jo vetëm me lula por edhe me thera.

Ne jemi këtu për të ndihmuar për ate që dimë. Dhe po të shpreheshim me kulturë i bie që të themi se -Nuk ka humbur Bdi-ja , POR KA FITUAR OPOZITA !