Mot stabil dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, paralajmërojnë meteorologët për ditët e ardhshme. Temperaturat maksimale do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe në më shumë vende do të tejkalojnë 20 gradë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) nën ndikimin e valës së ftohtë dhe të lagështisë të hënën në orët e mbrëmjes do të pasojë ndryshim i motit.

Në disa vende do të ketë reshje të shiut, ndërsa në viset malore do të fryjë erë e përforcuar deri ën mesatare. Reshjet do të vazhdojnë edhe të martën, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme.