Kam pasur shumë shokë e dashamirë, që m’i mori politika dhe, nuk më vjen keq që më nuk i kam, por më dhimbsen për faktin se ata, në masë të madhe, sot janë peng të politikës…

Madje nuk guxojnë as të mendojnë me kokën e vet, as të shprehin mendimin e vet dhe as të pjerdhin në shtëpinë e vet…

Nuk ka më keq se sa të jesh peng i politikës
Kam pasur shumë shokë e dashamirë, që m’i mori politika dhe, nuk më vjen keq që më nuk i kam, por më dhimbsen për faktin se ata, në masë të madhe, sot janë peng të politikës…
Madje nuk guxojnë as të mendojnë me kokën e vet, as të shprehin mendimin e vet dhe as të pjerdhin në shtëpinë e vet…
Dua të them se 24/h janë nën vëzhgim, me kë shkëmbejnë dy llafe, kujt ia bëjnë like postimet në rrjetet sociale, ku pinë kafe, ata të pakënaqurit, me demek, intelektualët e mëdhenj, e shumta që bëjnë, është postimi i ndonjë fragmenti të Kantit, Hegelit, Kamy-së, etj, se trurin e kanë shterpë, ua ka tredhur partia këtyre farë intelektualëve me këste, part-time…
Dhe, vetëm intelektual për një kohë të caktuar nuk mund të jesh: o je, o nuk je, kurse për të qenë njeri të duhet një mal me virtyte, jo një defilim allasoj në sokak …

Postim i Prof. Dr.Arbër Çeliku në fejsbuk