Përfundimi i vetëm nga Samiti i BE-së që përfundon sot është se “Këshilli i Evropës do t’i kthehet çështjes së zgjerimit para Samitit të Zagrebit”.

Konferenca zyrtare e Tusk dhe Juncker akoma nuk është mbajtur, por para pak kohësh këtë e konfirmoi kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo tha se për zgjerimin e BE-së do të diskutojnë gjatë kryesimit të Kroacisë me Unionin, i cili do të jetë në gjysmën e parë të vitit 2020.

Deri atëherë pritet të arrijë propozimi francez për reforma në procesin negociues.