Ende nuk ka zgjidhje për 11 nxënësit e Idrizovës të cilët bojkotojnë mësimin. Përfaqësuesi i prindërve Rizvan Seferov sot dorëzoi kërkesë deri te kuvendi, qeveria dhe OSEBE-ja.

Kërkesa e prindërve është që fëmijët të mësojnë në shkollën Njegosh të Idrizovës deri sa të ndërtohet shkolla e re.

“Duam të iu informojmë se ne si këshill i prindërve, nëse kjo kërkesë e fundit nuk merret parasysh do të detyrohemi si 11 prindër, bashkë me 11 fëmijët tanë, do të shkojmë në grevë urie në afat të pa caktuar”, thonë nga Këshilli i Prindërve.

Rizvani thotë se më janë lodhur dhe kërkojnë që sa më shpejt të bëhet e mundur që 11 fëmijët të mësojnë në “Njegosh”.

Ministri i arsimit tha që të hënën që kaloi i ka takuar prindërit bashkë me kryetarin e komunës, por deri sot ende nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete se ku do të mësojnë nxënësit deri të ndërtohet shkolla në Idrizovë.

Prindërit thonë se kanë ndarë mendjen dhe duan në Njegosh, por kjo kërkesë nuk po u plotësohet. U munduam të kontaktojmë në telefon kryetarin e komunës së Gazi Babës, por nuk e hapi telefonin.

Kanë kaluar më shumë se një muaj, e 11 fëmijët e Idrizovës ende nuk kanë filluar në shkollë, për shkak se nuk ka paralele shqipe nga klasa e gjashtë./TV21/