Me 52 vota kundër dhe 42 vota pro, shumica qeveritare i hodhi poshtë kërkesat e prokurores speciale publike, Katica Janeva që kishin të bëjnë me ndryshimet tek dëshmitarët e mbrojtur.

Paraprakisht ata votuan edhe kundër ndryshimeve në ligjin për PSP.

Petre Shilegov nga LSDM-ja deklaroi se pastaj qeveria nuk dëshiron që të sillen këto ndryshime të ligjeve.

“VMRO-DPMNE nuk dëshiron që të kuptohet se kush e ka kryer përgjimin e paligjshëm në Maqedoni”, deklaroi Shilegov nga foltorja e Parlamentit.