Persona të panjohur dje në dy raste kanë kryer plaçkitje në një kazino në rrugën “Gjorgji Popo Hristov” në Shkup dhe në një bastore afër tregut të gjelbër në Shkup, përcjell Fol.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë në orën 21:37 është denoncuar se në një bastore afër tregut të gjelbër në Shkup, dy persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj të punësuarve.

Plaçkitja e dytë është denoncuar mbrëmë në orën 24:26. Autorët, me kërcënim me armë zjarri kanë marrë para të fitimit ditor dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Janë marrë masa për zbulimin e autorëve dhe për qartësimin e rastit. /Fol/