Në rrjetet sociale, po shpërndahet një foto në të cilën shihet presidenti finlandez Sauli Niinistö.

Fotografia është bërë disa javë më parë dhe është e veçantë, pasi presidenti ishte vonuar pak për panairin e librit në qytetin e Turkut ku erdhi për të dëgjuar fjalimin e gruas së tij.

Niinistö ishte pak vonë për ngjarjen kështu që të gjitha karriget ishin të zëna. Kjo nuk e pengoi atë që të ulej në shkallët ku disa njerëz tashmë ishin vendosur. Edhe pse disa njerëz atypari i ofruan të ndërrojnë vendet, ai megjithatë vendosi të qëndrojë aty ku ishte ulur, transmeton KosovaPress.

Presidenti modest i Finlandës me këtë veprim mund të turpërojë shumë nga liderët evropianë.