Shkruan Afrim Reci

Nuk nevojitet as patriotizëm dhe as nacionalizëm për të u tronditur nga kjo që ndodhë. Mjafton syri i hapur dhe truri i shëndoshë. Nënës së Almirit iu vra djali dje prap. Ne e kemi lehtë të flasim dhe të japim komente nëpër rrjetet sociale. Gjithashtu nesër fëmijëve tanë u festohet ditëlindja, por Almirit jo. Duhet për së paku nji moment ti lëmë ngjyrat partiake dhe ta vem dorën në zemër.

Mbi të gjitha parashtrohet pyetja, se si mund të realizohet kjo „bashkëjetesë“ në kët shtet nëse përmban kuptimin që vrasësi sllav bëhet viktimë dhe heroizohet? Si mund të jetohet në nji shtet, ku shqipëtari jo vetëm i gjallë por edhe në varr diskriminohet? Si mund të jetohet në një shtet ku avancimi i gjuhes shqipe ndjehet nga faktori sllav sikur diagnozë kanceri ose fatkeqësi tjetër?

Shqipëtarëve nuk u duhet përgjigje si „ndjekim reformat ose ndjekja e rrugës euro-atlantike“, por përgjigje reale në lidhje me problemet e përditshme që i ka populli shqiptar. As më pak e as më shumë!

Unë e di që dikush është ushtar partie për të mbajtur vendin e punës ose ka dëshirë shumë shpejtë të pasurohet në kurrizin e drejtësisë. Mirëpo sa i përket këtyre çështjeve të ndijshme, duhet të ket gjithçka një kufi ose një vizë të kuqe.

Për hirë të vërtetës: shqipëtarët janë më se të barabartë sa i përket obligimeve financiare.

Bashkëjetesa nënkupton respekt të ndërsjellë dhe shanca të barabarta në shumë sfera si punësimi, arsimi, buxheti, stimulimin e ekonomis lokale, etj dhe jo të na vrasin fëmijët, të lirohen dhe të na drejtojnë gishtin.