Ushqimi i mirë, historia, kultura dhe mikpritja e vendasve, janë vetëm disa nga faktorët që tërheqin rreth turistë të shumtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit…

Disa nga turistët e anketuar nga Alsat, po e vizitonin Shkupin për herë të parë, e disa të tjerë thonë se kanë ardhur edhe më herët dhe planifikojnë ta vizitojnë atë edhe në të ardhmen.

“Jam nga Polonia, jam këtu për herë të dytë, vërtet e shijoj ushqimin këtu, i pëlqej të gjitha gjërat siç është Kalaja, Çarshia e Vjetër, vërtet e pëlqej këtë vend dhe moti është i bukur si gjithmonë”.

“Para se gjithash e duam ushqimin këtu dhe njerëzit janë shumë miqësorë, ne udhëtojmë me grup… Ata e kanë zgjedhur qytetin, si një prej qyteteve që ne duhet të vizitojmë për të mësuar për kulturën në Maqedoninë e Veriut… Shkupi është shumë më i sofistikuar se sa kam pritur ndoshta. ”

“Letonia….Është hera e dytë që vij, isha edhe javën e kaluar…

– A e pëlqeni Shkupin? Shumë.

– Ushqimi, është madje më i mirë se në Letoni, e pëlqej se ka shumë perime…

Po mendoj të vij ndonjë ditë, ndoshta jo këtë vit, por për të qëndruar më gjatë. ”

“Ushqimi është 10 pikë nga 10, ne sa e përfunduam ushqimin tonë, të blejmë disa suvenire dhe do të shkojmë në aeroport. ”

“Shumë bukur, edhe ushqimi edhe pamja… ”

“Është hera e parë. Shumë bukur… Te ne është më shtrenjtë, këtu më duket më mirë”.

“-Ju jeni nga ?

Nga Holanda… Është pak nxehtë, por, jemi me vizitë, ishim tek Nëna Terezë…

“Është hera e parë që vij për vizitë këtu, kemi qenë këtu për ndoshta një orë, ne do të eksplorojmë më shumë dhe ndoshta një ditë do të vijmë prapë.”

“Jam nga Gjermania, nga Berlini, unë e vizitoj Shkupin për herë të parë, por vërtet i pëlqej të gjitha shtetet e Ballkanit, po e shijoj qëndrimin në Shkup, ka njerëz shumë të mirë dhe ushqim të shkëlqyeshëm.”

Nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit thonë se në tremujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar 58 mijë e 342 turistë që kanë vizituar Shkupin, ndërsa numri i bujtjeve ishte 106 mijë e 836 turistë. /Alsat.mk