Prej 2 mijë e 490 vendvotimeve sa kanë qenë të hapura në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit deri më tani janë numëruar 2 mijë e 466 prej tyre ose thënë në për qindje 99,04%.Me mbi 99 për qind të numëruara, koalicion PDK-AAK-NISMA ka arritur të marrë 236 mijë e 463 vota apo 34,07 për qind të votave, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 187 mijë e 630 vota apo 27,03 përqind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka marrë 178 mijë e 637 vota apo 25,74 përqind.Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur 52 mijë e 325 fletëvotime të pavlefshme. KQZ-ja po e bënë përditësimin e rezultatit zgjedhor kohë pas kohe.