Autoriteti shëndetësor në provincën Hubei në Kinë thotë se 65 njerëz vdiqën nga coronavirusi në krahinë të martën, duke rritur numrin e vdekjeve të Hubei që nga fillimi i shpërthimit të coronavirusit në 479 njerëz.

Kjo sjell numrin global të vdekjeve në paktën 490 viktima.

Autoritetet konfirmuan 3,156 raste shtesë të infektuar me coronavirusin në Hubei, ku jetojnë më shumë se 50 milionë njerëz, gjë që sjell numrin e përgjithshëm të rasteve në epiqendrën e shpërthimit në 16.678.

Gjithsej 12.627 pacientë janë shtruar në spital në provincë, përfshirë 771 të cilët janë në gjendje kritike, sipas autoritetit shëndetësor.

Numri global i rasteve të konfirmuara me coronavirus tani është mbi 24,000.