​Pas deklaratës së ish-komandatit të njësitit ushtarak “Lavovi” të Maqedonisë, Stojano Angelov që paritët shqiptare të tërhiqen nga “Platforma e Tiranës”, ka reaguar ashpër ish-eprori i UÇK-së dhe kreu i këshillit për dorëzimin e ligjit të UÇK-së në parlamentin e Maqedonisë, Azbi Nuredini.

“Po Stojançe Angelov, pajtohem se kemi mjaft prioritete, prioritet mbi gjitha prioritetet për ne Shqiptarët është të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të jemi të gjith qytetarët të barabartë sipas Nenit 9 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Që të arrihet kjo barabarësi fillimisht nevojitet urgjentisht miratimi i ligjit për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së të konfliktit 2001, ashtu siç e keni zgjidh ju këtë çështje me miratimin e ligjit për “BRANITELLAT” me datë 15 Janar 2002, pastaj nxjerja para drejtësisë e gjith politikanëve të pushtetit që dyshohen për shkelje të kushtetutës dhe ligjeve, gjith ata politikanë që dyshohen për krime ekonomike dhe shkelje të kushtetutës dhe ligjeve në dhjet vjeçarin e fundit pa dallim partie dhe nacionaliteti të dalin menjëherë para gjyqit”, thotë Nuredini.

Ai thotë se nëse pajtohen maqedonasit me këta pika si prioritet të qeverisë së re edhe ne do kërkonim nga partitë politike që deklarata të vihet në pushim deri në zgjedhjet e radhës