Kërcënimet e Rusisë se nuk do të furnizojë me gaz natyror Europën dhe shtrenjtimi i të njëjtit, mund të vërë para dilemës edhe qytetarët por edhe institucionet në vend, për atë se me çfarë do të ngrohen gjatë dimrit të ardhshëm. Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini tha se njëherë për njëherë vendi ka rezerva të mjaftueshme. Ai tha se shpreson që Maqedonia e Veriut do të ketë gaz të mjaftueshëm edhe për dimrin e ardhshëm, pa shpalosur nëse kjo temë është diskutuar detajisht në ekzekutiv. Së fundmi Zv/kryeministri Alexander Noval tha se pavarësisht sanksioneve ekonomike, Rusia vazhdon të përmbushë detyrimet e saj sipas kontratave të nënshkruara për furnizimin e gazit, naftës dhe produkteve të naftës. Evropa merr pothuajse 40% të gazit natyror dhe 25% të naftës së saj nga Rusia.

“Normalisht siç keni dëgjuar, BE synon të ulë importin e gazit nga Rusia dhe sigurisht edhe ne jemi me ata në të njëjtën gjendje. Nuk është ideja që të përdorim çdo material të mundshëm për ngrohje. Normalisht që edhe në si Qeveri përgatitemi për të ardhmen, që të kemi energji të mjaftueshme për ngrohje gjatë dimrit të ardhshëm. Tani për tani jemi të përqendruar në gjendjen aktuale, sepse ka pika që duhet të qartësohen. Tani për tani e kemi të siguruar gazin dhe naftën për të ardhmen, siç e kemi thënë. Besoj dhe shpresoj se do të kemi edhe për dimrin e ardhshëm”, deklaroi Naser Nuredini-Ministër i Ekologjisë