Nuri Seferi nuk ka arritur të fitojë titullin evropian në WBO.

Kundërshtari i boksierit shqiptar ishte Firat Arslan. Turku ishte një kundërshtar i vështirë pasi në të kaluarën ka luftuar ndaj kampionëve të mëdhenj dhe sonte provoja e tij bëri diferencën paksa.

Lufta kishte 12 runde dhe ishte një fitore e ngushtë me pikë për Arslan.