Që Aurela Gaҫe është një dhe e vetme, askush nuk ka asnjë dyshim. Dhe kjo, jo vetëm për zërin, por, mbi të gjitha, për karakterin dhe natyrën e hapur me publikun. Humori i hollë dhe batutat nuk i mungojnë asnjëherë, por kujt ia kishte marrë mendja se këngëtarja “kishte lënë nam” në dasmën e saj duke i bërë të gjithë të ftuarit me zemër, shkruan revista Class.

Duke iu rikthyer kujtimeve të ditës së dasmës, në programin “Një kafe me Labin”, ndërsa moderatori e ka pyetur për ceremoninë e martesës, Aurela kujton se, atë ditë, ka bërë një shaka me të ftuarit, që pakkush do të guxonte. Pasi këndoi vetë gjysmën e dasmës, tregon ajo, në një moment të caktuar dekaroi para të ftuarve se ishte e vetmja nuse që në dasmën e saj kishte të ftuar edhe burrin, edhe Dashnorin. Ndërsa të gjithë ngrinë, këngëtarja nuk e zgjati më shumë shakanë. E kishte fjalën për Dashnor Dikon, mikun e saj prej shumë vitesh.

“… edhe pse këndova vetë gjysmën e dasmës, mora mikrofonin dhe thashë: “Që ta merrni vesh të gjithë, në sy të familjes… (130 vetë ishin të ftuar këtej nga familja dhe 200 ishin këtej nga shoqëria), unë mund të jem nusja e vetme që e pranoj hapur  që në sallë kam edhe burrin, edhe Dashnorin. Opp, një qetësi, shtangën të gjithë. Ca ishte kjo? Agron Llakaj, duke më njohur shumë mirë dhe duke e ditur se ҫ’do të vinte më pas, ia dha një te qeshure të madhe. U ҫlirua ai, u ҫliruan edhe disa: Ҫlirohuni, u thashë, e kam fjalën për Dashnor Dikon, një mik i imi prej 20 vitesh.”