Të hutuar dhe në pritje. Nxënësit e shkollave të mesme nuk e dinë nëse do të formohet qeveri e re që do ta shfuqizojë testimin ekstern apo gjithçka do të mbetet si më parë, transmeton Alsat-M.

Maturantët do të duhet të testohen në fillim të gjysmë vjetorit të dytë. Por, nga Unioni i nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme thonë se ende askush nuk i ka njoftuar çfarë konkretisht do të ndodhë, as nga ministria, e as nga shkolla.

Profesori Dushko Stojanovski nga plenumi i mësuesve, thotë se nëse mbahet testimi ekstern nga fundi i janarit dhe më pas qeveria e re e shfuqizon atë, një gjë e tillë do të jetë harxhim i kotë i parave publike dhe stres i panevojshëm për nxënësit. Megjithatë, ai i këshilloi maturantët që të përgatiten për testimin.