Drejtoria e të Ardhurave Publike në një përpjekje për të mbledhur më shumë se 450.000 euro borxh për taksën radiodifuzive, ka nxjerrë mijëra vendime për pagesë të detyrueshme, transmeton TetovaSot.

DAP-i, tashmë 47,996 qytetarëve u ka dorëzuar vendime për pagesën e detyrueshme të taksës radiodifuzive.

Nga atje theksojnë se bëhet fjalë për qytetarë të cilët kanë borxhe që i tejkalon 571 denarë.

Nga DAP informojnë se për subjektet juridike janë në kontrolle të vazhdueshme dhe vlerësime që tashmë kanë nisur për të shlyer detyrimet e tyre për taksën radiodifuzive, pasi i kanë marrë vendimet./TetovaSot/