Kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me presidentin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli, u ribashkuan sot në një restorant në Gjakovë pak kohë pasi ishin mbledhur për të kujtuar Betejën e Kosharës.

Nga Kosharja, tre liderët e lartë të shtetit shkuan në restorantin “Xeni Imperial” në Gjakovë, ku u pritën nga pronari i këtij restoranti, që njëkohësisht është edhe këngëtar, Shkelzen Jetishi.

Përveç se u pritën me ushqim, në restorantin e këngëtarit të njohur, Haradinaj, Thaçi e Pacolli dëgjuan muzikë të kënduar nga Shkelzen Jetishi – Xeni.

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook nga djali i Shkëlzen Jetishit, Korabi, shihen tre liderët teksa konsumojnë ushqimin e drekës në restorantin “Xeni Imperial”. Nga të tre, kryeministri Haradinaj nuk ngopej nga alokooli dhe ushqimi.

Teksa pronari i restorantit po i uronte mirëseardhjen Haradinajt, Thaçit, Pacollit dhe të tjerëve, kryeministri kosovar dëgjohej teksa kërkonte të tjera birra nga kamarieri.

“O bjere naj birrë, o ti djalë”, thoshte Haradinaj, teksa këngëtari Jetishi vazhdonte të fliste me mysafirët.

Festa te Xeni

Menjëherë pas përfundimit të homazheve për të rënët në Koshare, krerët e shtetit janë ndalur në Gjakovë, te Xeni, për birra, mish dhe muzikë.

Gepostet von Interaktiv – KTV am Montag, 9. April 2018