Presidenti, Barack Obama ka inkurajuar amerikanët që t’i japin presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump kohë deri në zgjidhjen e disa përgjegjësive të presidencës.

Në konferencën e tij të parë për shtyp që nga rezultatet e zgjedhjeve të javës së kaluar, Obama tha se ai ishte i sigurt pas takimit me Trump se pasardhësi u tij ishte u sinqertë kur tha se do të ishte “president për të gjithë amerikanët” , transmeton Klan Kosova.

“Mendoj që është e rëndësishme për ne që ta lejojmë Trumpin që të marrë vendimet e tij. Populli amerikan do të gjykojë gjatë dy viteve të ardhshme nëse u pëlqen ajo që ata shohin,” tha Obama.