Duke argumentuar se amerikanët ende e ndjekin vizionin e tij për ndryshime progresive, presidenti amerikan, Barack Obama, ka pohuar në një intervistë se do të fitonte në zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë vit në SHBA, nëse do të kishte të drejtë të garonte.

“Kam besim në këtë vizion, sepse jam i sigurt se nëse do të kisha garuar përsëri dhe artikuluar këtë vizion, mendoj se do ta kisha mobilizuar një shumicë amerikane për ta përkrahur këtë vizion,” ka thënë Obama, përcjell Express.

Obama i ka bërë këto komente në një intervistë lamtumirës me CNN./Express/