Barack Obama iu është adresuar kombit për sulmet e fundit që goditën të gjithë SHBA’në.

“Tani për tani ne nuk e dimë motivin e vrasësit. Ne nuk e dimë nëse vrasësi ka synuar  të vrasë vetëm oficerë policor apo ka pasur një arsye tjetër”, por presidenti shton se policia në SHBA janë të rrezikuar çdo ditë me sulme të tilla, shkruan The Guardian.

“Ne si komb duhet të jemi të zëshëm dhe të qartë e të tregojmë se asgjë nuk e arsyeton dhunën ndaj zbatimit të ligjit”, vazhdon ai, duke shtuar se sulmet ndaj policisë janë sulme kundër të gjithë ne dhe kundër sundimit të ligjit.