“Venko Filipçe për paaftësinë e tij dhe situatën katastrofike epidemiologjike në Maqedoni vazhdimisht po përpiqet të kërkojë fajtorë te dikush tjetër, por jo te vetja”, thonë nga OBRM-PDUM.

Nga atje thonë se një herë është opozita, një herë tjetër furnizuesit e ushqimit, dhe tani fajëson qytetarët. E turpshme dhe e mjerë.

“Populli nuk ka faj për faktin se kjo qeveri mafioze kaloi kohën në krim, korrupsion dhe ryshfet parazgjedhore.

Ata kishin 8 muaj kohë për t’u përgatitur për valën e dytë ose të paktën për të stabilizuar pamjen epidemiologjike në vend. Tani që po përballet me dështimin e vet dhe të qeverisë, kur sistemi shëndetësor bie, ai fajëson qytetarët.

Fatkeqësisht, ndërsa ai bën justifikime nga dita në ditë, njerëzit po vdesin nga virusi dhe spitalet po mbushen me qindra raste të reja çdo ditë”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se nëse ka të paktën një virtyt të vogël, Venko Filipçe dhe i gjithë Komisioni për Sëmundjet Infektive duhet të japin dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme, të paktën nga një veprim moral./Telegrafi/