OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese thekson se LSDM-së i interesojnë vetëm masat populiste dhe jo për projekte afatgjate. Për këtë arsye ata thonë se, afati i kësaj qeverie nuk do të jetë i gjatë.

“Kjo qeveri nuk është reformuese. Qeveria anti-reformuese e LSDM-së në vend që të angazhohet për rritjen e pagave, pensioneve dhe rritjen e ekonomisë, mandatin e ka filluar me shfuqizimin e projekteve dhe paralajmërimeve për të bllokuar çdo gjë që vijon”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas kësaj partie, përderisa populli e pret rritjen e pagave, pensioneve, LSDM-ja po tenton të defokusojë opinionin me propagandë të zezë kundër OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/